VEPRIMTARIA SOCIALE HUMANITARE
Përmbajtjet programore implementohen nëpërmjet kyçjes së drejtpërdrejtë dhe subjekteve tjera adekuate dhe organeve kompetente shtetërore për sigurimin e mbrojtjes sociale të qytetarëve, si dhe me organizatat joqeveritare. Kryqi i Kuq realizon aktivitete të rëndësishme me përkrahje edhe të Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe.
Për realizim të suksesshëm të aktiviteteve sociale – humanitare zbatohet edukim i vazhdueshëm u kuadrove të Kryqit të Kuq. Theks i posaçëm jepet edhe në edukimin e kuadrit profesional dhe vullnetarëve për vlerësim të përbashkët të shpejtë të nevojave për personat e mjeruar në bashkësitë me kyçje të vet anëtarëve të bashkësisë.
Aktivitete të drejtpërdrejta në fushën e veprimtarisë sociale – humanitare
- Programe për sigurimin e ndihmës në raste urgjente, persona të shpërngulur brenda, insitucione dhe ente sociale, shëndetësore dhe edukative arsimore;
- Programi për ndihmë të shpejtë psikologjike për personat për menaxhim me traumë, stres dhe tejkalimi i tyre;
- Programi për Zhvillim të përbashkët i bashkësive;
Realizim i aksioneve tradicionale që kanë bazë sociale – humanitare:
- Aksion grumbullues për sigurimin e ndihmës humanitare (ushqim, veshmbathje, mjete për higjienë, shtretër) për ndihmën e personave më të mjeruar “Dita e solidaritetit”
- Aktivitete humanitare Java e kujdesit për personat e moshuar, aktivitete programore dedikuar për ndihmë dhe kujdes për personat e moshuar dhe të pamundur;
- “Dita e urisë” fushata për sigurimin e mjeteve financiare dhe ushqimit për ndihmën e personave të cilët gjenden në pozitë të rëndë materiale.