PROJEKTE – Përgatitje dhe veprim gjatë katastrofave
– Forum i Evropës JL për adaptim me ndryshimet klimatike
Maqedoni, Kroaci, Mal të Zi dhe Serbi
Donator: Komisioni evropian – IPA Socio – Economic Partnership programme
Aplikues: Kryqi i Kuq i Austrisë
Numri i partnerëve në projekt: 8
Partnerë:: Kryqi i Kuq i Malit të Zi, KK i Maqedonisë, Kroacisë, QME (Qendra për monitorim dhe evaluim, Serbi) – Partnerë ekzekutiv, implementues të projektit,
Partnerë tjerëtë cilët ofrojnë përkrahje profesionale, (trajnues, fascilitatorë…) – Qendra klimatike e KL/GJHK (Holandë), WWF (Worl Wide Fund for Nature – fondi botëror për natyrë, Austri), WWF (World Wide Fund for Nature – fondi botëror për natyrë, Rumuni), Instituti për promovim ekonomik të Odës austriake federale ekonomike (AFEC).
Për shkak të afërsisë të popujve të Ballkanit, Kryqi i Kuq së bashku me shoqatat tjera qytetare dhe me organizatat joqeveritare japin kontribut të rëndësishëm për menaxhim me popullatën me sfidat globale. Organizatat joqeveritare të Ballkanit perëndimor shpesh herë nuk janë mjaft të kyçur në proceset e vendimit politik posaçërisht në pikëpamje të së ardhmes të vendeve për hyrje në BE. Për këtë shkak organizatat e shoqërisë qytetare patjetër duhet të përforcohen jo vetëm në zhvillimin e tyre të mëtejmë si servis për dhënien e shërbimeve, por edhe në fushën e avokaturës.
Kryqi i Kuq i Austrisë në bashkëpunim me Qendrën klimatike të Kryqit të Kuq në Hagë, Fondin botëror për mbrojtjen e botës së kafshëve dhe Odën ekonomike të Austrisë i përkrahë shoqatat nacionale të Kryqit të Kuq dhe organizatat qytetare të Kroacisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë. Qëllimet e projektit janë formimi i rrjetit nacional dhe rajonal, vlerësimi dhe analiza e rreziqeve nga ndryshimet klimatike si dhe trajnim nga fusha e komunikimeve.
Formimi i rrjetit në fushën e përgatitjes gjatë katastrofave klimatike
Në të gjitha katër vendet, shoqatat nacionale të KK dhe organizatat e shoqërive qytetare formuan rrjet nacional me qëllim që të gjejnë sinergji në fushën e adaptimit të ndryshimeve klimatike dhe përgatitshmëri dhe veprim gjatë katastrofave.
Kryqi i Kuq me vete bart profesionalizëm dhe ekspertizë për pasojat nga ndryshimet klimatike për shëndetin e njeriut si dhe skenar të ri për katastrofa që do të bartet brenda në rrjet.
Analizë për rrezikun nga ndryshimet klimatike
Me përkrahjen e Qendrës klimatike të Kryqit të Kuq dhe Fondit botëror për mbrojtjen e botës së kafshëve rrjetet bëjnë vlerësim dhe analizë për rrezikun e ndryshimeve klimatike në vendet e tyre. Qëllimi është që të identifikohen sfidat kryesore dhe të njëjtat të elaborohen si propozime për zgjedhje politike të problemit.
Trajnime për komunikim
Rrjetet do të trajnohen nga ana e ekspertëve të Odës Ekonomike të Austrisë me qëllim që shtetet të zbatojnë dialog të qëndrueshëm me qeveritë e tyre në lidhje me çështjet për adaptim në ndryshimet klimatike. Në aksion të koordinuar, rezultatet e vlerësimit dhe analizës për rrezikun e ndryshimeve klimatike duhet të dorëzohen tek personat më të rëndësishëm që vendosin.
Forumi rajonal për Adaptim në ndryshimet klimatike
Nëpërmjet projektit iniciohet Forumi JL për adaptim në ndryshimet klimatike që i bashkon vepruesit relevant të sektorit qeveritar dhe joqeveritar. Në të ardhmen në këtë forum do të diskutohen të gjitha çështjet lidhur me adaptim dhe përgatitje në ndryshimet klimatike.
Kohëzgjatja e projektit: 2010 – 2011
Ky projekt është i financuar nga ana e Bashkimi evropian dhe shoqatave nacionale të Kryqit të Kuq të Kroacisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë.
Aktivitete të ardhshme në kuadër të projektit
Aksioni i paraparë në tërësi është i përshtatur me qëllimet zhvillimore të vendeve të Evropës JL. Në SEE/CCFAR-A (në kuadër të Evropës JL për adaptim në ndryshimet klimatike), qeveritë e vendeve të Evropës JL e njohin rëndësinë për adaptim në ndryshimet klimatike me qëllim ta mbajnë zhvillimin dhe ta ulin varfërinë. Ata gjithashtu obligohen të integrojnë mënyra për shqyrtim në lidhje me ndryshimet klimatike në zhvillim të sektoreve kyçe ekonomike si dhe në orvatje që kanë për qëllim mbrojtjen e mjedisit jetësor.
SEE/CCFAP-A, gjithashtu e thekson rëndësinë për angazhimin e bashkësive dhe palëve lokale të interesuara në implementimin e kësaj politike.
Ky projekt do t’i kënaqë nevojat e organizatave socio – ekonomike të shoqatave civile dhe palëve publike të interesuara se si do të mundej të lehtësohet ndërtimi i kapaciteteve si dhe bashkëpunimi rajonal dhe këmbimi i përvojave dhe praktikave.
Projekti kontribuon drejt përforcimit të rolit të organizatave të sektorit civil si veprues i rëndësishëm në dialogun socio – ekonomik me institucionet qeveritare, ashtu që e rrit njohurinë e organizatave të shoqatave civile, kapacitetet organizative, kapacitetet përfaqësuese, dhe gjithashtu edhe i përmirëson rolet e tyre.
Më tej, projekti kontribuon edhe drejt zbatimit të rrjeteve të reja multisektore dhe partneriteteve mes organizatave kulturore, ekonomike, ekologjike humanitare të shoqatave civile, si dhe organizatat publike, se si do të mundej në mënyrë kolektive të ballafaqohen me ndikimet socio – ekonomike në ndryshimet klimatike. Kjo qasje multisektore do të kontribuojë në ndërtimin e platformave inovative. Katër rrjetet e reja të formuara nacionale të organizatave të sektorit civil do t’i përmirësojnë kapacitetet e veta në analizën e rreziqeve lidhur me klimën në krijimin e strategjisë të përbashkët për përfaqësim për adaptimin e ndryshimeve klimatike në kuadër me BE acquis relevante, dhe do të mbahen edhe dialogje të përbashkëta për politikat.
Nëpërmjet zbatimit të Forumit të Evropës JL me projektin do të krijohet platformë për bashkëpunim rajonal mes organizatave të shoqatave civile dhe vepruesit publik. Platforma rajonale për ndërtimin e kapaciteteve për këmbimin e diturive dhe përvojave, këmbim të praktikës së mirë dhe aktiviteteve të përbashkëta për ndërtimin e vetëdijes, përfaqësim dhe implementim të politikave dhe masave.
Struktura partnerore e projektit do ta përmirësojë këmbimin e ekspertizave, diturive, përvojave dhe praktikës më të mirë të organizatave të shoqatave civile të Bashkimit evropian kundrejt organizatave të shoqatave civile në shtetet e Evropës JL, në nivel shumë të lartë.
1. Janë zbatuar dhe mobilizuar 4 rrjete nacionale të organizatave për adaptim në ndryshimet klimatike.
2. Kapacitet i përforcuar i 4 rrjeteve nacionale të organizatave të shoqatave civile për analizë të rreziqeve lidhur me ndryshimet klimatike.
3. Kapacitet i përforcuar i 4 rrjeteve nacionale të organizatave të shoqatave civile për zhvillimin dhe implementimin e strategjisë për përfaqësueshmëri.
4. Forum i zbatuar i Evropës JL nga ana e 4 rrjeteve nacionale të organizatave të shoqatave nacionale forumi SEE, se si do të mbahej lidhja mes përfaqësisë në nivel nacional, rajonal dhe ndërkombëtar.
Aktivitete kryesore
1.1 Identifikim dhe hartim të partnerëve të shoqatave civile
1.2 Mbajtje e mbledhjes njëditore për 4 rrjetet nacionale
1.3 Zbatim i punëtorive rajonale për zhvillimin e strukturës së rrjeteve
1.4 Zhvillim i strukturave të përbashkëta të rrjeteve
1.5 Trajnim i 4 rrjeteve nacionale në nivel nacional me BE acquis communitaire
1.6 4 rrjete nacionale për zhvillimin e prioriteteve politike
2.1 Sigurim i trajnimit ekspert për vlerësim të rrezikut nga klima
2.2 4 rrjete nacionale për vlerësimin e implikacioneve të ndryshimeve klimatike
2.3 Përgatitje e 4 raporteve nacionale finale në bazë të rezultateve nga vlerësimet e rreziqeve nga klima
3.1 Trajnim i 4 rrjeteve koordinuese dhe 4 focal point për krijimin e strategjisë së përfaqësueshmërisë.
3.2 4 rrjetet do të krijojnë strategji për përfaqësimin e ndryshimeve klimatike
3.3 Të trajnohen 4 rrjete nacionale nga fusha e aftësive të komunikimit.
3.4 4 rrjete nacionale implementojnë strategji për përfaqësim në ndryshimet klimatike.
4.1 Zbatim i forumit rajonal të Evropës JL për adaptim në ndryshimet klimatike
4.2 Zbatim i punëtorive për forum rajonal të Evropës JL në politikat relevante dhe acquis communautaire.
4.3 Zbatim i konferencave rajonale – Forum i Evropë JL për adaptim drejt ndryshimeve klimatike se si do të promovohej difuzioni rajonal dhe ndërkombëtar.
Mbledhje e mbajtur për formimin e rrjetit të organizatave joqeveritare
Në hapësirat e KKRM-së më 12 maj të vitit 2011 me fillim në ora 10 u mbajt mbledhje informative me rastin e projektit Forum i Evropës JL për adaptim në ndryshimet klimatike. Qëllimi i mbledhjes ishte formimi i rrjetit të organizatave joqeveritare të cilat në mënyrë aktive do të kyçen gjatë këtij projekti. Mbledhjen e hapi Sekretari gjeneral i KKRM-së Sait Saiti i cili iu dëshiroi mirëseardhje organizatave të sektorit qytetar si dhe projekt menaxherit Sonja Greiner nga Kryqi i Kuq i Austrisë.
Para organizatave joqeveritare u prezantua përmbajtja projektuese së bashku me aktivitetet të cilat duhet të zbatohen në periudhën vijuese. Organizatat e shoqërisë qytetare bashkë me KKRM-së do të bëjnë vlerësim të rreziqeve në bazë të ndryshimeve klimatike, do të përpunojnë strategji për avokaturë si dhe do të përgatisin dokument të përbashkëti cili do të përcjellet në institucionet relevante qeveritare.
Në mbledhje morrën pjesë përfaqësues prej rreth 17 organizatave joqeveritare në të gjithë republikën përderisa si vëzhgues të procesit ishin të pranishëm përfaqësues të UNDP, Akademia ushtarake, Qendra për menaxhim me kriza, Drejtoria për punë hidrometeorologjike, Ministria për mjedis jetësor etj.
Gjatë mbledhjes u mbajtën disa ligjërata nga fusha e ndryshimeve klimatike. Gjithashtu u cekën edhe aktivitetet të cilat KKRM-së deri tani i ka ndërmarrur në bazë të veprimtarisë dhe përgatitjes shëndetësore – preventive dhe në bazë të veprimit gjatë katastrofave në kuadër të kësaj problematike.
Rrjeti i formuar do të vazhdojë me punë ndërsa gjatë periudhës vijuese do të përkushtohet vëmendje në përforcimin e kapaciteteve të rrjetit në drejtim të realizimit të qëllimeve të parapara.
Punëtori për aftësi të komunikimit dhe aftësi për përfaqësim
Në periudhën prej 10 dhe 11 prill të vitit 2012, në kuadër të projektit rajonal BE IPA Forumi i Evropës juglindore për adaptim në ndryshimet klimatike, në hapësirat e Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë u mbajt punëtori me temë aftësi për komunikim dhe aftësi për përfaqësim.
më shumë…
Mbledhje punuese me Rrjetin për ndryshime klimatike
Në periudhën prej 10 dhe 11 prill të vitit 2012, në kuadër të projektit rajonal BE IPA Forumi i Evropës juglindore për adaptim në ndryshimet klimatike, në hapësirat e Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë u mbajt punëtori me temë aftësi për komunikim dhe aftësi për përfaqësim.
më shumë…